2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Nis Seminari i Gjuhës–Abbott: Veprat e Naim Frashërit e Kadaresë ishin urë lidhëse ndërmjet kulturave

- Advertisement -

Me ceremoni hapëse i filloi punimet Seminari i 41-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, derisa performoi soprano Besa Llugiqi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, u shpreh mirënjohës ndaj pjesëmarrësve vendas dhe të huaj, si dhe ndaj atyre që siç tha, punuan me përkushtim për realizimin e këtij seminari.

“Ne jemi tejet të gëzuar që keni vendosur të na bashkoheni, interesimi juaj për albanologjinë është testament i rritjes së përbashkët dhe ky seminar është i rëndësishëm jo vetëm për fakultetin. Suksesi i seminarit mbështetet në vazhdimësi me idenë e bartjes së rezultateve shkencore studentëve e studiuesve që pasojnë. Përtej mbështetjes së domosdoshme materiale i shpreh mirënjohje institucionale të gjithë kolegëve për përkushtimin”, u shpreh Qerimi.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se Seminari ka marrë përsipër rolin që të promovojë vlerat e gjuhë shqipe jo vetëm në rajon, por edhe me gjerë.
Ajo shtoi se për këtë shkak gjuha shqipe vazhdon të jetë me interes për studiues e gjuhëtarë nga mban globi, për çka përgëzoi organizatorët që siç tha, e mbajtën gjallë Seminarin për shumë vjet.

“Kjo ngjarje sot është rritur e zgjeruar duke u bërë një platformë për gjuhën jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Letërsia është shprehja e saj përmes fjalës së shkruar. Andaj edhe ky seminar ka përsipër rolin promotor të këtyre vlerave. Në ditët tona gjuhët dhe kulturat po ndërlidhen më ngushtë se asnjëherë më parë”, thsa Nagavci.

Kurse ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, u shpreh se e vlerëson shumë Seminarin, duke folur për rëndësinë e shkëmbimit kulturor e gjuhësor.
Ai shtoi se bota është e bukur për shkak të diversitetit, për çka është e rëndësishme ruajtja e gjuhës autoktone, por edhe të respektohen vlerat e tjetrit.
Sipas tij, veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e të tjerëve kanë krijuar urë lidhëse midis kulturave.

“Është nder dhe kënaqësi të jem sot këtu në hapjen e Seminarit të gjuhës shqipe. Javën e kaluar isha në Dokufest dhe mund të them se rëndësia e shkëmbimit të gjuhëve nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Megjithatë pikërisht kjo gjuhë po përballet me kërcënimin e gjuhës. Ajo që rrezikojmë të humbasim nuk është thjesht një mjet komunikimi. Letërsia shqipe me rrënjët e saja të thella ofron një dritare të gjerë. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e të tjerëve kanë krijuar urë lidhëse midis kulturave. Kur një gjuhë humbet një këndvështrim me botën humbet. Ne duhet të avokojmë për ruajtjen e gjuhës dhe urat ndërkombëtare që ajo ndërton. Bota jonë është e bukur për shkak të diversitetit të saj, ashtu siç e çmojmë trashëgiminë tonë gjuhësore ta ruajmë edhe atë të të tjerëve. Le të ruajmë jo një thesar gjuhësor, por edhe lidhjet që ajo ka krijuar”, tha Abbot.

Bardh Rugova, drejtor i Seminarit, foli për shqipen dhe rrezikun që i kanoset gjuhën në vazhdimësi.

“Secili fjalim i secilit drejtor të këtij seminari na përkujton shpërfilljen e kësaj shoqërie ndaj shqipes. Shqipja ka status të pafavorshëm në vendet ku është pakicë e departamentet e shqipes në botë po zvogëlohen e po shuhen e ne nuk po bëjmë gjë. Më lejoni të ju uroj mirëseardhjen, dyzet herë një drejtor ka dal për t’iu uruar mirëseardhjen”.“Që Prishtina të jetë qendër u ka penguar shumëkujt dikur. E ja ku jemi drejtues e të suksesshëm. Mirëpo të gjithë ne që merremi me emergjenca shkojmë, por çka mbetet të dashur miq është kultura. Vetë shëmbëlltyra e tij mbetet”, u shpreh profesori Rugova./EO/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit