8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Nis seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jon Hotit, i cili dyshohet se dje (13 nëntor) shtiu me armë zjarri duke shkaktuar vrasjen e dy personave në një lokal në Klinë.

Seanca dëgjimore tashmë ka filluar dhe po mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” të mërkurën rreth orës 17:17 dhe është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri ishte dërguar në Spitalin e Pejës, ku nuk kishte mundu t’iu mbijetojë plagëve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit