Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”.
Në këtë seancë pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë, seanca zhvillohet e hapur për media dhe publikun.
Në vazhdimin e seancave në këtë rast të hënën ka dëshmuar një dëshmitar anonim, ku seanca ishte e mbyllur për publikun.
Në seancat e kaluara kanë dëshmuar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët ka rrëfyer për sulmin ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Aktakuzë ka edhe ndaj 45 personave tjerë në krye me Milan Radoiçiq