20.8 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Nis rivarrimi i dëshmorëve në Istog

- Advertisement -

Të hënën ka nisur procesi i rivarrosjes së dëshmorëve të Komunës së Istogut.

Komuna njoftoi se procesi po realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM) dhe institucione të tjera.

Dëshmorët do të rivarrohen në Kompleksin Memorial në Vrellë.

Kreu i Komunës, Ilir Ferati, ka deklaruar se rivarrimi i dëshmorëve është akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm “për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike”.

“Rivarrimi i dëshmorëve në një kompleks të përbashkët është një akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike. Sot, Istogu nderon bijtë dhe bijat më të mirë që i dhanë liri Kosovës. Bashkë me familjarët dhe bashkëluftëtarët, po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit