10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Nis rinumërimi i votave të LDK’së në Vushtrri, Prokuroria e pranishme

- Advertisement -

Në Vushtrri ka nisur rinumërimi i votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por aty nuk janë lejuar të hyjnë gazetarët.

Në Vushtrri te qendra e numërimit të votave, ku sot rinumërohen ato të LDK-së, janë vetëm vëzghuesit, komisionerët dhe Prokuroria.

Nacionale raporton se brenda qendrës ku po numërohen votat, janë të pranishëm vetëm nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Çka ndodhi?

Vendimi për rinumërim të votave të LDK-së në Vushtrri, erdhi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për shkak të kontestit që kishin dy kandidatë për votat e njëri-tjetrit.

“Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë”.

“Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar” – ka thënë zëdhënësi i KQZ-së në lidhje me këtë çështje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit