7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Nis punën Gjykata Komerciale e Kosovës

- Advertisement -

Gjykata Komerciale e Kosovës ka filluar sot zyrtarisht punën.

Kështu kanë bërë të ditur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ju dëshiron punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të Gjykatës Komerciale, dhe ri thekson përkushtimin për të vazhduar me mbështetjen e nevojshme për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Gjykatën Komerciale në fillim të këtij viti.

Kjo gjykatë synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që bizneset mund të kenë  mes vete.

Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.

Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e saj zyrtare të internetit, në afat prej 60 ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit