Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur gurthemelin për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, afër urës kryesore atje.
Bashkë me Kurtin është parë edhe Liburn Aliu ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, po ashtu Faton Peci, dhe Elbert Krasniqi ministër në detyrë i ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal. Pos tyre, me ta është parë edhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri.
Ndryshe rreth kësaj nga aleatët e Kosovës, më saktësisht nga BE është kërkuar që një gjë e tillë të bëhet ”me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse”.