Ka nisur protesta paqësore para stacionit policor në Lipjan që po mbahet me moton “Drejtësi për Agonin”.
Protestuesit paraprakisht ishin mbledhur para komunës për të vazhduar te stacioni policor.
Protesta është organizuar nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.
Ndryshe, më 7 korrik, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.
Lidhur me vdekjen e tij, janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, nën dyshimin për vepër penale, ‘Vrasje nga Pakujdesia’.