Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë edhe në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, njëkohësisht edhe verifikimi i rezultateve të partive.
Nga ora 08:00, sipas njoftimit të KQZ-së ka vazhduar numërimi edhe në komunat tjera.
“Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim..