Ka përfunduar procesi i votimit në balotazhin presidencial në Turqi dhe ka nisur numërimi i votave.
Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”, raporton Al Jazeera.
“Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të mbrojnë kutitë e votimit deri në përfundimin e rezultateve. Tani është koha për të mbrojtur vullnetin e kombit tonë deri në momentin e fundit!”, shkroi ai në Twitter.
Votimi i balotazhit shkoi kryesisht pa probleme dhe pjesmarrja ishte “e shëndetshme”, sipas korrespodentit të Al Jazeera.
Duke raportuar nga Ankaraja, Resul Serdar tha se mbështetësit e Kemal Kilicdaroglu dukeshin të sigurt në fitore, pavarësisht se i preferuari i tyre përfundoi i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve.
Njëri prej tyre, Ali Mert, tha: “I gjithë kombi dëshiron ndryshim sepse vendi ynë dëshiron të drejtat e tij, drejtësinë dhe sundimin e ligjit”.