15.9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Nis numërimi i votave me postë

- Advertisement -

Ka filluar procesi i numërimit të votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës përmes postës, për zgjedhjet lokale të mbajtura nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë aprovuar rreth 30 mijë pako me fletëvotime, ndërsa gati 4 mijë të tjera janë refuzuar.

Shkak për refuzimin janë bërë kryesisht mungesa e dëftesës së regjistrimit ose dokumenteve të tjera të nevojshme që konfirmojnë të dhënat unike të votuesit.

Po ashtu, KQZ ka përfunduar verifikimin e votave për 30 komuna, përfshirë Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Raillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj, Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut dhe Podujevë.

Ky proces vlerësohet si i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe saktësisë së rezultateve të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit