3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Nis numërimi i pjesës së fundit fletëvotime me postë

- Advertisement -

Sonte në ora 20:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë Elezi.

Të ngjashme

Të fundit