Ka nisur ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg.
Kosova e kishte fituar përballjen e parë me rezultat 2-0.
Paralelisht me këtë takim, po zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Sllovenisë dhe Zvicrës.
Aktualisht, grupi kryesohet nga Zvicra, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e dytë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Suedia. /RTK/