Komuna Skenderaj ka filluar ndërtimin e Stacionit të Autobusëve – një adresë e përbashkët e transportit publik me kushte moderne.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të këtij objekti.
“Një punim kompjuterik 3D i stacionit të munguar të autobusëve në qytetin tonë, pamje kjo se si do të duket pasi të përfundojë projekti, zbatimi i të cilit nisi sot, me vënien gurthemelit dhe kënaqësinë e përmbushjes së premtimit për një stacion bashkëkohor të autobusëve, si një adresë e përbashkët e transportit publik me kushte moderne edhe për udhëtarë”, ka njoftuar Nura.