3.6 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Nis Konferenca e Sigurisë: Kurti jashtë programit kryesor, Osmani qëndron në Kosovë për vota

- Advertisement -

Ka nisur të premten Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih, ngjarje kjo që vazhdon deri më 15 shkurt 2026. E udhëhequr nga ambasadori Wolfgang Ischinger, konferenca do të mbledhë qindra vendimmarrës dhe liderë nga rajone të ndryshme të botës.

Ndërkohë, Kosova atje përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka udhëtuar sot për në Gjermani. Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka qëndruar në vend, ku sipas raportimeve, po tenton t’i mbledhë nënshkrimet për ta siguruar edhe një mandat.

Tashmë në faqen zyrtare të Konferencës së Sigurisë është publikuar edhe agjenda e plotë e programit kryesor për këto ditë.

Kryeministri Kurti, siç shihet edhe në dokument, ka mbetur jashtë paneleve të diskutimit, ani pse zyra e tij tha se “do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC-së, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjinat e konferencës” – thuhej në njoftim.

Osmani qëndron në Kosovë

Presidentja Osmani gjatë kësaj jave anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë. Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha se kjo ka ndodhur për shkak të “zhvillimeve në vend”.

“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit” – tha ai.

Megjithatë, në media është raportuar se Osmani po tenton ta sigurojë edhe mandatin e dytë si presidente e vendit.

Kryeministri Kurti, i cili këtë javë nisi mandatin e ri, u raportua se i ka thënë presidentes Osmani që t’i sigurojë 30 nënshkrime dhe, pas kësaj, ai ia garanton votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Theksojmë se mandati aktual i Osmanit përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të zgjidhet nga Kuvendi deri më 4 mars. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit