Lajme

Nis grubullimi i qytetarëve për marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2023

Të dielën e 2 prillit në sheshin Zahir Pajaziti, kanë nisur që të tubohen qytetarë të cilët do të marshojnë për drejtësisë.

Ndërsa këtë marsh e ka organizuar iniciativa “Liria Ka Emër” por ky marsh është përkrahur edhe nga shumica e partive politike në Kosovë.

Gjithashtu mobilizimi është thuaj se gjithëpopullor se është duke u bërë në mënyrë të organizuar transportimi i qytetarëve drejt Sheshit Zahir Pajaziti.