Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në gjykimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, të akuzuar për terorrizëm.
Ata akuzohen për sulmin me granatë dorë në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më 6 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut
Zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut pas sulmit.
Gjyqtari Valon Kurtaj tha në fillim të gjykimit se të pandehurit mund të pranojnë ose mohojnë fajësinë e tyre dhe më pas kërkoi që secili prej tyre të deklarohet individualisht.
Të katër të pandehurit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.
Në seancën e sotme, si prokuroria ashtu edhe mbrojtja japin fjalën hyrëse, raporton Kosovo Online.
Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar, katër të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat kundër tyre.