18.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Nis gjykimi fillestar ndaj Jelana Gjukanoviqit,e dyshuar për spiunazh

- Advertisement -

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi fillestar ndaj Jelana Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh, raporton Ekonomia Online.

Gjukanoviq ishte arrestuar më 28 shkurt 2025, ndërsa më 2 mars i ishte caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Asaj më pas i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Më 2 mars 2025, Misioni i OSBE-së në Kosovë kishte konfirmuar se e dyshuara është anëtare e OSBE-së.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë. Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit,” thuhej në reagimin e OSBE-së

Të ngjashme

Të fundit