4.4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Nis fushata kundër Piculës, Beogradi mbushet me postera të raportuesit të PE-së për Serbinë

- Advertisement -

Grupi ultra i djathtë serb “Nashi” u mburr në një deklaratë dërguar mediave se kishin vendosur postera në disa qytete të Serbisë kundër Tonin Piculës, raportuesit të ri të Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë.

Ky grup, i cili e quan veten konservator, deklaroi se postera janë ngjitur nëpër disa vende të Beogradit.

Në poster, fotografia e Tonin Piculës është e shënuar me simbolet e formacioneve ustashjake nga Lufta e Dytë Botërore dhe me shkurtesën Shteti i Pavarur i Kroacisë (NDH), e cila përmendet edhe në mbishkrimin e posterit “reporter për NDH”.

Emërimi i socialdemokratit, Tonin Picula si raportues i PE për Serbinë, i njohur për kritikat e ashpra ndaj Beogradit zyrtar dhe pushtimit rus të Ukrainës, tërhoqi shumë vëmendjen e publikut serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit