Ka nisur falja e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Pas faljes së namazit të sabahut, në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u mbajt program artistik, ku Nusret Kurtishi me grupin e tij kënduan ilahi për besimtarët myslimanë, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj, profesori Fadil Xhelili mbajti ligjëratë për të pranishmit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”.
Klan Kosova po përcjell nga afër ceremoninë madhështore të faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.