10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nis dëshminë ish-ushtari, ZPS-ja thotë se ai ka njohuri për mënyrën e funksionimit të UÇK-së

- Advertisement -

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK) në Hagë, ka nisur dëshminë e tij ish-ushtari i UÇK-së, Kurtesh Fondaj.

Ai është dëshmitari i 73-të i Prokurorisë në Gjykatë.Sipas përmbledhjes së paraqitur nga ZPS-ja në Gjykatë, Fondaj është ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.Sipas Prokurorisë ai ka njohuri për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.“Dëshmitari me numër 4744 është ish-ushtar i UÇK-së.

Do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ka thënë prokurori, Matthew Halling në seancën e së hënës.

Pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u arrestuan më 4 e 5 nëntor 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm në akuzat e prokurorisë.

Në bazë të aktakuzës së ZPS-së e publikuar në shkurt të vitit 2023, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, pastaj për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999. Sipas ZPS-së, të akuzuarit kanë qenë në dijeni apo është dashur të jenë në dijeni shkaku i pozitave udhëheqëse në Shtab të Përgjithshëm, lidhur me pretendimet për krimet që janë kryer dhe kanë pasur qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë përmes tyre.

Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha këto akuza. Ata kanë thënë se UÇK-ja nuk kishte hierarki të tillë, meqë peshën kryesore e kishin komandantët e zonave dhe se kishte për qëllim ta luftonte Serbinë e jo civët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit