17.6 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani është bërë me ekip të ri, paralajmëron meçin e radhës

- Advertisement -

Kampioni aktual gjerman (BDB) në peshën gjysmë të rëndë, Ardian Krasniqi nga Rottweil, tani është pjesë e “Primetime Promotion”.

Nga “Primetime Promotion”, e kanë cilësuar si marrëveshje të jashtëzakonshme dhe gjatë ditëve në vijim do të mësohet edhe meçi i ardhshëm i boksierit shqiptar, përcjellë “Gazeta Express”.

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim nipin e ish-kampionit evropian dhe nënkampionit botëror, Luan Krasniqi!

“Jemi të sigurt se Ardiani, me potencialin, talentin dhe bazën e tij të pabesueshme të tifozëve, do të bëjë që arenat e Gjermanisë të dridhen përsëri! Lajmet për ndeshjet do të vijnë shumë shpejt, deri atëherë, qëndroni në pritje”, thonë kryesuesit e ekipit “Primetime”.

27-vjeçari gjatë karrierës në boksin profesionist, ka zhvilluar nëntë meçe dhe ka shënuar nëntë fitore (të gjitha me nokaut).

Të ngjashme

Të fundit