Pas homazheve të bëra në varrezat e Velanisë në kryeqytet, ku prehen eshtrat e heroit ilir Konushevci, nipi i tij nën emocione shprehet se çdo vepër e xhaxhait të tij duhet të nderohet nga të gjithë.
Konushevci thotë se do ta bëjë më të mirën siç shprehet ai “për t’i dalë hak” sakrificës së heroit, Ilir Konushevci.
Sot u bënë njëzetë e shtatë vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.
Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.
Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.