20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Nipi i Gani Gecit i bashkohet partisë së Donika Gërvallës

- Advertisement -

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, së bashku me bashkëkryetarin Faton Peci, kanë prezantuar sot anëtarin më të ri të kësaj partie, Fatos Gecin – ekonomist nga Drenica.

Me përshkrimin “Guximtari Fatos Geci”, Gërvalla e ka nisur njoftimin për aderimin e tij.

”Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci” ka shkruar ajo.

Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e denjë dhe e vetme e Ibrahim Rugovës.

”Duke trashëguar traditën, familja e Fatosit dha provimin më të madhërishëm. Fillimisht, në rezistencën civile, pas kësaj si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e luftëtarë deri në çlirimin e vendit dhe në përpjekjen e përhershme për shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë duke qenë mbështetës të institucioneve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të Presidentit Ibrahim Rugova. Nga sot, rrugën për Kosovën, Fatos Geci do ta bëjë bashkë me Partinë Guxo, trashëgimtaren e denjë dhe të vetme të Ibrahim Rugovës”, shkroi Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit