Nina Dobrev dhe Zac Efron kohëve të fundit janë parë shpesh bashkë dhe kjo ka çuar në thashetheme se dyshja mund të jetë në një lidhje.
Spekulimet nisën kur ata u panë rehat pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, një burim ka sqaruar thashethemet.
Burimi tha për Us Weekly se Nina dhe Zac nuk janë në një lidhje “por janë miq të mirë për më shumë se një dekadë”.
“Ata kanë qenë aty për njëri-tjetrin në shumë faza të jetës dhe gjithmonë e kanë mbështetur njëri-tjetrin”, shtoi burimi.