20.5 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Nina Dobrev dhe Shaun White fejohen pas 4 vitesh lidhje

- Advertisement -

Aktorja 34-vjeçare dhe kampioni olimpik i snowboard-it, 36 vjeç, u fejuan në New York në fund të tetorit, sipas Vogue.

Shaun White i propozoi aktores me një unazë diamanti 5 karatë nën një hark me trëndafila të bardhë në restorantin “Golden Swan”.

“U trondita,” tregoi Dobrev për momentin surprizë. “Thjesht u bllokova dhe e shikoja.”

Më vonë atë mbrëmje, çifti u bashkua me miqtë për të festuar këtë hap të rëndësishëm. White kishte përgatitur një plan të detajuar për ta zënë Dobrev krejtësisht në befasi. Sipas Vogue, ai kishte kërkuar nga publicisti që t’i dërgonte Nina-s një ftesë të rreme për një darkë private me Anna Wintour. “E kishte bërë ftesën të dukej aq e besueshme,” tha Nina.

Kur ajo mbërriti, të vetmit persona të pranishëm ishin White dhe një fotograf. “Ai tha fjalët e duhura,” shtoi Dobrev për Vogue.

Dobrev dhe White filluan të dilnin bashkë në vitin 2019 dhe u zhvendosën për të jetuar së bashku në fillim të pandemisë COVID-19. Ata e bënë publike lidhjen në maj 2020, përmes disa fotove ku Dobrev i priste flokët White gjatë karantinës.

Në prill, White kishte lënë të kuptohej për një fejesë të mundshme me Dobrev gjatë një interviste për People në “Oasis Celsius Vibe House”.

“Thjesht po shijojmë kohën së bashku tani. Asnjë presion,” tha ai. “Por i thashë asaj, ‘Shiko, pas Olimpiadës, më në fund kam lirinë për të bërë gjithçka. Le të kënaqemi dhe të jemi bashkë e të mbështesim njëri-tjetrin.’”

“Por kurrë nuk i dihet. Do të shohim çfarë do të ndodhë,” shtoi White, i cili u tërhoq nga garat pas Olimpiadës Dimërore 2022 në Pekin.

Historia e marrëdhënies së Nina Dobrev dhe Shaun White

Çifti u takua për herë të parë në një event në vitin 2012, por nuk u prezantuan zyrtarisht deri në vitin 2019, kur të dy po bënin prezantime në një aktivitet në Florida, të organizuar nga trajneri motivues Tony Robbins.

Duke kujtuar darkën e tyre të parë pas aktivitetit, kampioni i trefishtë olimpik u shpreh për People në janar 2022: “Në fakt, nuk dija asgjë për të. Vendi ishte plot me njerëz. Dhe ajo tha: ‘Më lër të shoh nëse mund të siguroj një tavolinë.’”

“Nina ka qenë kaq mbështetëse dhe e mrekullueshme gjatë gjithë kësaj periudhe për mua. Gjatë pandemisë, ajo ishte një shpëtimtare – ajo vërtet e bëri atë kohë speciale për mua”, tha White.

Përpos faktit që u zhvendosën bashkë, çifti gjithashtu nisi një projekt rinovimi shtëpie gjatë pandemisë, duke lyer të gjithë pjesën e jashtme të shtëpisë së Dobrev në West Hollywood.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit