Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 25, Artan Nimani, ka përkujtuar heroizmin e Zahir Pajaziti, Hakif Zejanullahu dhe Edmond Eoxha, të cilët 28 vjet më parë kanë sakrifikuar jetën e tyre për lirinë dhe dinjitetin e kombit.
“Sot kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë heroizmin e Zahir Pajaziti, Hakif Zejanullahu dhe Edmond Eoxha, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Lavdia dhe kujtimi i tyre do të mbeten përgjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë”, ka shkruar Nimani në Facebook.