-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Nimani, qytetarëve: Me përulësi dhe përkushtim pres mbështetjen tuaj për Kosovën Fituese – 137 dhe për mua në listë me numrin 25 në fletëvotim

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese – 137 me numrin 25, profesor Artan Nimani, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të votojnë për këtë koalicion dhe për të si deputet.

“Kjo nuk është thjesht një garë elektorale, por një mision për të forcuar vlerat tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Bashkë, me vizion, guxim dhe unitet, do të arrijmë fitoren që e meriton vendi ynë!”, ka shkruar Nimani në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, shokë dhe dashamirë,
Sot është dita e fundit para zgjedhjeve, një moment vendimtar për të ardhmen tonë të përbashkët. Me përulësi dhe përkushtim pres mbështetjen tuaj për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, me numrin 137, dhe për mua në listë dhe numrin 25 në fletëvotim.

Kjo nuk është thjesht një garë elektorale, por një mision për të forcuar vlerat tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Bashkë, me vizion, guxim dhe unitet, do të arrijmë fitoren që e meriton vendi ynë!

Zoti e bekoftë rrugën tonë drejt fitores!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit