23.1 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

- Advertisement -

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara lokale kur mori pjesë vetëm në disa prej tyre.

Këtë e ka konfirmuar Artan Nimani nga kjo parti, duke theksuar se Nisma do të prezantohet me lista të saj zgjedhore dhe kandidatë për kryetarë komunash në mbarë vendin.

“Ne si Nismë kemi vendosur që në gjithë nivelin e Republikës të jemi në të gjitha komunat, përjashto atë para katër viteve që kemi marrë pjesë vetëm në disa komuna. Do të jemi në të gjitha komunat me listat zgjedhore dhe me kandidatë për kryetar. Do të jemi vetëm si listë zgjedhore dhe vetëm për kandidatë për kryetar. Do të jemi vetëm edhe në nivelin qendror që do të transferohen në komunat për të garuar në zgjedhjet lokale”, tha ai në Tëvë1.

Ai shtoi se synimi i partisë është mobilizimi i plotë në të gjitha nivelet për zgjedhjet lokale, duke e parë këtë proces si përgatitje edhe për zgjedhjet eventuale parlamentare.

“Kemi qëllim që të mobilizohemi përgjithësisht dhe të përgatitemi për eventualisht për shkuarje në zgjedhje, pas zgjedhjeve lokale… Sot kemi zyrtarizuar zonjën Izmaku për kandidate në Vushtrri”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit