24.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

- Advertisement -

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar zhvillimet e fundit rreth bllokadës institucionale dhe debatit për kushtetutshmërinë e përbërjes aktuale të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shprehur shqetësim rreth rreziqeve që mund të sjellë një vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese, nëse kjo e fundit e shpall antikushtetues funksionimin aktual të legjislaturës.

“Gjykata Kushtetuese do të duhej të jepte një sqarim shtesë në raport me këtë problematikë. Dy partitë ish-opozitare, PDK dhe LDK, e kanë dërguar sërish çështjen në Gjykatë, ndërsa kam parë informacione që edhe presidentja do të kërkojë sqarime shtesë. Por mendoj se do të jetë shumë e rrezikshme nëse Gjykata shpall antikushtetuese këtë përbërje të Kuvendit”, tha Nimani në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai paralajmëroi se një vendim i tillë do ta vendoste shtetin në një situatë të ndërlikuar ligjore dhe institucionale.

“Nëse kemi shkelë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë çfarë jemi ne? Jemi një vend që nuk e respekton as institucionin më të lartë kushtetues dhe de facto jemi organ anti-kushtetues, sepse nuk po funksionojmë në përputhje me vendimin”.

Sipas tij, ka edhe interpretime që paralajmërojnë se për shkak të mosrespektimit të vendimeve kushtetuese, mund të vijë deri te humbja e mandatit nga ana e deputetëve.

“Disa interpretime thonë se do të humbim mandatin, e disa të tjerë thonë se kjo përbën edhe vepër penale. Të gjitha këto janë më të këqija sesa një marrëveshje politike ndërmjet partisë së parë dhe njërës prej forcave politike, që do të zhbllokonte situatën aktuale dhe do t’i jepte fund këtyre aventurave politike që po bëhen në emër të procedurave dhe kandidaturës së Deharit”, shtoi ai.

Kosova ndodhet në një bllokadë institucionale pas zgjedhjeve, me mosmarrëveshje të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryesisë së tij.

Të ngjashme

Të fundit