18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Nikaj: S’ka përafrim të PDK-së me VV-në, me opozitën s’jemi në luftë

- Advertisement -

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se Partia Demokratike nuk ka asnjë lloj dakordimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Absolutish jo nuk ka një dakordim, një diskutim për çfarëdo bashkëpunimi ose përafrimi mes Partisë Demokratike dhe Levizjes Vetëvendosje. Dhe për atë punë Partia Demokratike nuk është duke diskutuar as me përafrim as me një subjekt tjetër. Ne do të garojmë në zgjedhje të vetëm”, tha Nikaj.

Nga ana tjetër, ai tha se PDK nuk ka ndonjë luftë me opozitën duke shtuar se për partinë që i takon është me rëndësi fitorja në zgjedhje.

“Për partinë Demokratike është me rëndësi pjesëmarrja, është me rëndësi që t’i fitojmë zgjedhjet dhe ta bëjëm punën më të mirë të mundur që t’i fitojmë ato zgjedhje. Të kemi kandidatin më të mirë, të propozojmë një listë më të mirë, të ndërtojmë një program më të mirë, të elaborojmë atë alternativë dhe të ofrojmë një kompetencë që ta implementoj atë alternativë. Ne nuk kemi një luftë me opozitën”, tha ai në ”Click” të RTV21

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit