15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Nikaj: Qytetarët do t’ia ndryshojnë qëndrimet Kurtit me humbje në zgjedhje

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se pas deklaratave që i bëri sot ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se raportet me qeverinë e vendit nuk janë në nivelin e duhur, kjo ka qenë një nga momentet më të vështira të shërbimit të Hovenierit në Kosovë.

Nikaj tha se kjo deklaratë e Hovenierit erdhi pas një kohe të stërzgjatur të insistimeve të të gjitha niveleve të ShBA-së që Qeveria e Kosovës të tregohet bashkëpunuese ose mirëkuptuese ndaj sugjerimeve që i kanë bërë aleatët.

“Ne jemi në një situatë të tillë, jo për shkak të një padrejtësie të madhe që po i bëhet Kosovës, pasi sa herë që një lider ka profeci të padrejtësive të mëdha, i fsheh dështimet e veta, por për shkak të një politike të drejtuar gabimisht nga Qeveria e Kosovës”.

“Ne kemi provuar në vazhdimësi që të prezantojmë një qëndrim të asaj se si ne e shohim raportin e Kosovës me BE-në dhe me ShBA-në. Ka një kohë që ne kemi hequr dorë që ta këshillojmë Kurtin, pasi është e qartë se ai është i pa këshillueshëm”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, Nikaj tha se nuk ka shumë sens që të vazhdojnë t’i flasin Kurtit, por tha se do të provojnë që ta prezantojnë situatën dhe alternativat e nevojshme se si duhet sjellur në një situatë të tillë, teksa paralajmëroi që Kurti do të humb në zgjedhjet e radhës.

“Kurtit, veprimet do t’ia ndryshojnë vetëm qytetarët e Kosovës me humbje në zgjedhje dhe kjo është bukuria e demokracisë. Por, atë që ne mund ta bëjmë si opozitë është që ne të prezantojmë opsionet dhe të tregojmë se si e shohim ne situatën aktuale por edhe për veprimet që duhet ndërmarrë për të ecur përpara”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit