Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka takuar sot emisarin e Sllovenisë për rajonin, Anzej Franges, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Nikaj e ka falënderuar emisarin Frangeš për vizitën dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se PDK-ja, si gjithmonë, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e PDK.