18.4 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

Nikaj: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë krizë të refugjatëve

- Advertisement -

Lufta që po zhvillohet në mes të Ukrainës dhe Rusisë, po shkakton krizën më të madhe të refugjatëve të Evropë në dekadat e fundit.

Ish-ambasadori, Bernard Nikaj, tha se bisedimet që po bëhen në Bjellorusi mes Rusisë dhe Ukrainës janë për çështje më të vogla, pra për çështje operacionale, siç është edhe korridori për refugjatë.

Nikaj, tha se planet e Rusisë që ishin për të marrë Ukrainën për disa ditë kanë dështuar.

“Zgjatja e konfliktit në Ukrainë, mund të rrisin krizën me refugjatë. Lufta në qytetet e Ukrainës, do të shkaktojë një krizë tek pjesa e tjetër e Evropës me refugjatë”, tha ai për RTK prime.

Nikaj vlerësoi se në këtë moment objektivat e negocimit janë të ndryshme.

“Konflikti tani më ka filluar, problemi është se kërkesat e Rusisë në mënyrën si janë parashtruar mund të kenë pasur një kuptim para se të filloj lufta, objektivat dhe mundësitë tani kanë ndryshuar, nuk ka president të Ukrainës që të besoj tek Rusia”, tha Nikaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit