Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, në një lidhje direkte për në Klan Kosova, ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në SHBA, duke thënë se është e çuditshme që një kryeministër nuk ndalet të takojë zyrtarë të lartë në Uashington.
“Është shumë e çuditshme që një kryeministër i cili viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndalet edhe në Ëashington që të takojë edhe përfaqësues më të lartë shtetërorë, me të cilët mund të diskutohen iniciativa dhe agjenda konkrete në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror”.
Më tej, ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në ShBA ka pasur diskutime me vendimmarrës aktualë.
“Gjithmonë është e rëndësishme që të takohesh me udhëheqës aktualë institucionesh, të cilët mund të marrin vendime lidhur me çështjet me të cilat përballet Kosova” – ka thënë ai.