Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që qeveria “ka luajtur video-lojëra” gjatë këtij mandati, duke e kritikuar për mospërfundim të asnjë projekti kapital.
“Dhe si duket, Qeveria këto katër vjet ka luajtur videolojëra. Sepse, vetëm duke luajtur video-lojëra do të mund të kemi këso numra si ato që i prezantoi Enis [Reçica]”, ka thënë Nikaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Realisht, nëse marrim secilin nga këto grafikone [të prezantuara në Rubikon], e shohim, nëse marrim rritjen ekonomike, Kosova në këto rritje të qeverisjes Kurti ka hyrë në një rritje organike ekonomike që do t’i thoshin ekonomistët, e që është rritje ekonomike e cila ndodh edhe nëse s’ka qeveri politike fare.