Home Zgjedhjet 2025 Nika takon sindikalistët e Feronikelit, premton se PDK ka vizion të qartë për këtë fabrikë

Nika takon sindikalistët e Feronikelit, premton se PDK ka vizion të qartë për këtë fabrikë

0
Nika takon sindikalistët e Feronikelit, premton se PDK ka vizion të qartë për këtë fabrikë

Kandidati i PDK për deputet, Lulzim Nika, ka takuar kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë,  për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen, raporton Scanner.

“Feronikeli, ashtu si shumë fabrika të tjera, po përballet me vështirësi, por ne kemi një vizion të qartë: nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, prioritet do të jetë funksionalizimi i prodhimit në të gjithë Kosovën për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Nika.

Postimi i plotë:

Sot u takova me kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen. Falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tyre!

Feronikeli, ashtu si shumë fabrika të tjera, po përballet me vështirësi, por ne kemi një vizion të qartë: nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, prioritet do të jetë funksionalizimi i prodhimit në të gjithë Kosovën për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.

Kosova mundet më mirë – me punëtorët e saj të zellshëm dhe qytetarët e saj të devotshëm!

#PDK131 #BedriHamzaKryeministër01
#LulzimNika96✅

Exit mobile version