Kandidati i PDK për deputet, Lulzim Nika, ka takuar kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen, raporton Scanner.
“Feronikeli, ashtu si shumë fabrika të tjera, po përballet me vështirësi, por ne kemi një vizion të qartë: nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, prioritet do të jetë funksionalizimi i prodhimit në të gjithë Kosovën për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Nika.
Postimi i plotë:
Sot u takova me kryetarin e sindikatës së punëtorëve të NewCo Feronikel, Sejdi Morina, dhe anëtarët e kryesisë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballen. Falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tyre!
Feronikeli, ashtu si shumë fabrika të tjera, po përballet me vështirësi, por ne kemi një vizion të qartë: nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, prioritet do të jetë funksionalizimi i prodhimit në të gjithë Kosovën për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.
Kosova mundet më mirë – me punëtorët e saj të zellshëm dhe qytetarët e saj të devotshëm!
#PDK131 #BedriHamzaKryeministër01
#LulzimNika96✅
https://www.facebook.com/share/p/1VJNhnqvg6/