96-shi i PDK, Lulzim Nika nis ditën në mënyrë të veçantë, duke dëgjuar rrëfime nga një burrë që vjen nga Familja Bajraktari me histori të pasur në luftën për Shqipërinë etnike.
“Të dëgjosh për të kaluarën e vështirë, sidomos gjatë pushtimit serb, nga dikush që e ka jetuar ose trashëguar atë përvojë nga paraardhësit e tij, është një nder dhe një mundësi për të njohur më mirë të vërtetat historike”, ka shkruar Nika.
Postimi i plotë:
Një mëngjes të veçantë duke dëgjuar rrëfime nga një burrë që vjen nga një familje me histori të pasur në luftën për Shqipërinë etnike. Familja Bajraktari ka dhënë shumë për çështjen kombëtare dhe sakrificat e tyre janë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë.
Të dëgjosh për të kaluarën e vështirë, sidomos gjatë pushtimit serb, nga dikush që e ka jetuar ose trashëguar atë përvojë nga paraardhësit e tij, është një nder dhe një mundësi për të njohur më mirë të vërtetat historike.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj Ramadan Shaban Bajraktari, ndaj kandidaturës sime për deputet me numër 96✅