Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se Krajkova edhe një herë dëshmoi mbështetjen e saj të fuqishme për PDK-në.
Ai ka thënë se energjia dhe entuziazmi i qytetarëve janë të jashtëzakonshme , ku sipas tij çdo ambient është i vogël për valën e madhe të njerëzve që bashkohen me një qëllim të përbashkët: një Kosovë më të mirë!
“Fitorja buron nga mbështetja e qytetarit. Ajo është alfa dhe omega e qeverisjes sonë dhe e vizionit që kemi për shtetin. Pikërisht qytetari është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë – një të ardhme me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe perspektivë për të gjithë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është forca politike që e nxjerr Kosovën nga kriza! Ne kemi dëshmuar se dimë të ndërtojmë, të zhvillojmë dhe të udhëheqim me përgjegjësi. Besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe, dhe bashkë do ta çojmë Kosovën përpara. Kosova mundet më mirë!
Bashkë drejt fitores!”, ka shkruar Nika në Facebook.
#PDK131 #BedriHamzaKryeministër01
LulzimNika 96 ✅