Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, profesor Lulzim Nika, dje ka marrë pjesë në takimin e kandidatit për kryeministër Bedri Hamza me mësimdhënësit.
Ai ka thënë se arsimi kërkon mesues të motivuar dhe profesorë të vlerësuar.
Në këtë aspekt, Nika ka thënë se 9 shkurti është mundësia për ta çuar përpara arsimin dhe Kosovën!
“Arsimi cilësor kërkon mësues të motivuar dhe profesorë të vlerësuar. Vetëm kështu mund të kemi studentë dhe nxënës të suksesshëm.
9 shkurti është mundësia për ta çuar përpara arsimin dhe Kosovën! #PDK131”, ka shkruar Nika në Facebook.