“Entuziazmi për fitoren e PDK-së ndihej ngado dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen e kandidaturës sime!”.
Kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, pas takimit me banorët e disa lagjeve dhe fshatrave të Drenasit.
“Gjatë ditës patëm takime me banorë të Poklekut të Vjetër, Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës.
Entuziazmi për fitoren e PDK-së ndihej ngado dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen e kandidaturës sime! #131 PDK✅ #BedriHamza1✅ #LulzimNika96✅”, ka shkruar Nika në Facebook.