Nicole Scherzinger ndodhet ende në Greqi dhe më konkretisht në Mykonos.
Ish-anëtarja e grupit muzikor “Pussycat Dolls” po shijon pushimet verore në ishullin grek dhe çdo ditë ndan me miqtë e saj foto nga përditshmëria.
Këtë herë ajo ka pozuar para detit, me një fustan të ngushtë të bardhë që i vinte në pah dekoltenë dhe dukej mjaft simpatike. Ditët e kaluara artistja publikoi në rrjetet sociale disa video nga zhytjet që ka bërë në pishinën e hotelit ku po qëndronte.
Udhëtimi i Nicole në Greqi shënon udhëtimin e saj të njëmbëdhjetë për këtë vit. Udhëtimet duket se janë një pasion i këngëtares pasi edhe vitin e kaluar ajo realizoi udhëtime në vende të ndryshme të botës, pavarësisht kufizimeve të rrepta për shkak të pandemisë së Covid-19.
Ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga udhëtimet e saj me vendet ekzotike duke përfshirë Meksikën, Hauain dhe Ibizën.