31.4 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Nicole Scherzinger sfidon Nicki Minaj me bikini të bardha dhe fiton vëmendjen e rrjeteve sociale

- Advertisement -
Nicole Scherzinger ka ndezur rrjetet sociale teksa ka treguar linjat e saj të tonifikuara në një video mbresëlënëse, ku shfaqet me bikini të bardha të holla, duke u ekuilibruar mbi një shkëmb dhe duke shijuar një martini.

Ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls, 47 vjeçe, mori pjesë në një sfidë virale të inspiruar nga videoklipi i Nicki Minaj “High School”, duke e kthyer momentin në një spektakël stilistik e fizik.

Në pamjet e publikuara të dielën në Instagram, Nicole shfaqet e relaksuar, por njëkohësisht sfiduese, me këmbët e kryqëzuara dhe takat e zeza mbi një sipërfaqe shkëmbore buzë detit, ndërsa një dron rrotullohet për të kapur një pamje 360 gradë, shkruan DailyMail.

Me syze dielli të bardha dhe një buzëqeshje të lehtë, ajo merr një gllënjkë nga martini përpara se ta ngrerë gotën lart, duke e kompletuar performancën me një mesazh motivues: “Ekuilibri është një mënyrë mendësie.

Kjo paraqitje vjen në një moment të rëndësishëm për këngëtaren, e cila ka marrë mbështetjen e kompozitorit të famshëm Andrew Lloyd Webber për të interpretuar rolin e Norma Desmond në adaptimin filmik të muzikallit të suksesshëm Sunset Boulevard.

Pas vlerësimeve të shkëlqyera që mori në Broadway, ku portretizoi me intensitet yllin e rënë të filmave të heshtur, Nicole raportohet se është 100% e përkushtuar ndaj projektit që synon të sjellë përsëri magjinë e muzikaleve në kinematë botërore.

Burime pranë produksionit kanë sugjeruar se xhirimet mund të nisin vitin e ardhshëm, duke synuar një sukses në nivelin e adaptimeve të mëdha si Les Miserables dhe Chicago.

Vetë Nicole ka pranuar publikisht se ky rol është ëndrra e saj dhe se po e manifeston me vendosmëri.

Në mbyllje të shfaqjes së saj në Broadway muajin e kaluar, këngëtarja falënderoi fansat dhe ekipin, duke e përshkruar rolin e Normës si një përvojë të thellë dhe personale.

“Historia e Normës është për këdo që është ndjerë i vetëm, i përjashtuar, apo që ka dashur diçka me gjithë zemër dhe ia kanë marrë. Është për ëndërrimtarët, luftëtarët dhe ata që besojnë te forca e tyre”, shkroi ajo në një postim emocional në Instagram.

Të ngjashme

Të fundit