13 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Nicole Kidman pas divorcit nga Keith Urban: Moda ndonjëherë shërben si armaturë

- Advertisement -

Nicole Kidman ka folur për herë të parë pas ndarjes nga muzikanti Keith Urban, duke zbuluar se moda është bërë një formë “armature” për të në këtë periudhë të ndjeshme të jetës.

Aktorja 58-vjeçare, e cila u nda nga bashkëshorti pas 19 vitesh martesë, rrëfeu për Vogue se veshja dhe stili i saj personal i shërbejnë si një mënyrë për të ruajtur forcën dhe për të shprehur emocionet e brendshme.

“Ndonjëherë moda është armaturë, ndonjëherë është lozonjare, ndonjëherë është seksi. Varet nga humori im”, tha në një intervistë.

 Nicole Kidman

Kidman shtoi se për të, moda është një “jetë artistike paralele”, një mënyrë për të krijuar art përmes vetes, përtej kinemasë dhe roleve që luan në ekran.

Ajo theksoi se gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë me stilin dhe elegancën, duke ruajtur një balancë mes klasikës dhe guximit, siç kishte treguar edhe më herët për The Hollywood Reporter.

Njëkohësisht, u bë e ditur se aktorja do të rikthehet si ambasadore e markës Chanel, një bashkëpunim që e ka entuziazmuar.

Por pavarësisht paraqitjeve të qeta, shenjat e problemeve martesore kishin nisur prej kohësh.

 Nicole dhe Kidman

Në një intervistë që ajo dha në gusht për Vogue, gazetari Wendell Steavenson kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e saj, duke sugjeruar se diçka nuk shkonte.

“Ishte më e rezervuar, më e trishtuar, më e pasigurt”, shkroi ai. Në atë bisedë, Kidman tha një frazë që sot merr kuptim tjetër: “Sa herë duhet të mësosh se mendon se e di se ku po të shkon jeta, dhe pastaj nuk shkon në atë drejtim?”.

Lajmi për ndarjen e saj nga Keith Urban u konfirmua më 29 shtator, ndërsa të nesërmen ajo paraqiti kërkesë për divorc në Nashville, duke përmendur “dallime të papajtueshme”.

Aktorja kërkoi kujdestarinë kryesore të dy vajzave të tyre, ndërsa mësohet se ishte ajo që ndërmori hapin ligjor.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Keith ka nisur një lidhje të re me një muzikante, edhe pse emri i saj nuk është bërë publik.

Megjithatë, aktorja duket se po e përballon ndarjen me dinjitet dhe forcë, duke u fokusuar te karriera dhe projektet e saj të reja, ndërsa vazhdon të jetë një prej figurave më të admirueshme të Hollywoodit për stilin, elegancën dhe qëndrueshmërinë e saj emocionale.

Të ngjashme

Të fundit