23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Nicole Kidman bëhet ambasadorja globale e “Cle de Peau Beaute”: Ishte si një rastësi e bukur

- Advertisement -

Aktorja e famshme Nicole Kidman është shpallur zyrtarisht si ambasadorja globale e markës luksoze të kujdesit për lëkurën dhe grimit, “Clé de Peau Beauté”, një markë e njohur që bën pjesë në grupin japonez Shiseido.

Në një intervistë ekskluzive për revistën People, Kidman tregon se kjo fushatë ishte për të si një “rastësi e bukur”, pasi kishte vite që përdorte produktet e markës falë rekomandimeve të grimeres së saj personale.

“E kam përdorur ‘Clé de Peau Beauté’ për shumë vite, falë grimeres sime që më ka sugjeruar disa prej produkteve më të mira për lëkurën time. Kur erdhi oferta për të qenë pjesë e kësaj marke, ndjeva menjëherë që ishte gjëja e duhur,” – thotë Kidman.

Sipas “Clé de Peau Beauté”, zgjedhja e Kidman lidhet ngushtë me vlerat që ajo përfaqëson: inteligjencë, elegancë, forcë e brendshme dhe përkushtim për fuqizimin e grave. Këto janë gjithashtu edhe mesazhet kryesore që marka përpiqet të përcjellë në produktet dhe fushatat e saj.

Në intervistë, Nicole ndau disa nga produktet e saj më të preferuara nga “Clé de Peau”:
• UV Protective Cream SPF 50+ – një krem mbrojtës nga dielli që mbron dhe hidraton lëkurën në të njëjtën kohë.
• Ajo përmendi gjithashtu edhe The Serum, një nga produktet më të njohura të markës, të cilin e përdor çdo ditë, shkruan People.

Të ngjashme

Të fundit