1.5 C
New York
Wednesday, March 4, 2026

Buy now

Nicola Peltz poston foto nudo, Brooklyn Beckham kritikohet pas komentit që bëri: Duhet të bëjë gjithçka që…

- Advertisement -

Brooklyn Beckham është kritikuar ashpër nga fansat pasi bëri një koment te një postim i bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.

30-vjeçarja u sigurua që e gjithë vëmendja të ishte tek postimi i saj në “Instagram”, pasi ndau me ndjekësit disa fotografi të ndryshme. Në njërën nga fotot, ajo shfaqet e gjitha nudo në vaskë.

“Kujtimet më të mira”, shkroi trashëgimtarja miliarderi krahas postimit që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente pafund.

Ndërkohë vëmendjen e mori edhe komenti që la bashkëshorti i saj 26-vjeçar. “Foton në banjë e bëra unë”, ka shkruar djali i David dhe Victoria Beckham, shoqëruar edhe me një emoji zemër.

Më pas ai ka lënë edhe një koment tjetër, ku kësaj radhe i shpreh dashurinë: “Të dua”.

Por mesa duket disa nga ndjekësit e Nicola-s nuk e kanë pritur aspak mirë komentin e parë të 26-vjeçarit.

“Krejtësisht e panevojshme”, shkruan dikush në postimin në fjalë.

“Ai nuk ka zgjidhje tjetër! Duhet të bëjë gjithçka që thotë ajo”, ka shkruar një ndjekës, ku më pas një tjetër ka shtuar: “Epo, kjo duhet të marrë vëmendjen e tabloidëve”.

Të ngjashme

Të fundit