Nicki Minaj ka zbuluar se ka menduar shumë herë të largohet nga industria e muzikës, pavarësisht gjithë suksesit të saj.
Reperja 42-vjeçare është një nga artistet e muzikës më të shitura në botë dhe reperja femër më e shitur me mbi 100 milionë albume të shitura.
Por krijuesja e hitit pranoi se kritikat e pashmangshme që vijnë me të qenit në qendër të vëmendjes e kanë prekur me kalimin e viteve, shkruan DailyMail.
Duke folur për Vogue Italia, Nicki tha se kishte dëgjuar gjithçka që është thënë për të, gjë që e kishte bërë të mendonte që të hiqte dorë nga muzika.
“Kam dëgjuar çdo kritikë të mundshme për mua. Kam menduar të heq dorë kaq shumë herë”.
“Jam e lumtur që nuk e bëra. Shpresoj që historia ime të jetë frymëzim dhe t’i shtyjë fëmijët, të rriturit, këdo, të mos dorëzohen”, tha Minaj.
Tutje, ylli tregoi se si e vonoi të bëhej nënë për hir të karrierës së saj dhe për të siguruar jetesën për anëtarët e familjes. / Klankosova.tv