Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar partitë që po bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në nivel lokal, duke thënë se do të presin në radhë për të bërë koalicion me të në nivel qendror pas zgjedhjeve.
“Kur të mbahen zgjedhjet, besoni ni kamë kanë me nejtë kta me iu bashku Albin Kurtit në qeverisje. Në rend kanë me pritë. Se qysh tash ka shenja dhe sinjale”, ka thënë Kajtazi në Specialen e Klan Kosovës.
“Katër koalicione i ka ba partia e Ramush Haradinajt me Lëvizjen Vetëvendosje. Me njerin e Serbisë që e udhëheq një parti, qysh i thotë”.
“Mos ma zbut, që ka thanë ai, në nivel lokal. Ky është argumenti i ktyne, hajt se…”






