-4.7 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ngutia e BE-së që të arrihen marrëveshje të tjera mes Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur marrëveshjen për eliminimin e dokumentave të përkohshëm për hyrje/dalje nga ana e Serbisë, si dhe mos-zbatimin e një vendimi të këtillë më 1 shtator nga ana e Kosovës.

Rohde, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka kërkuar marrëveshje të kësaj natyre më shpesh.

“Lajm mjaft i mirë. Marrëveshje të këtilla më shpesh ju lutem. P.sh në energji, targa”, ka shkruar Rohde.

Marrëveshje për targat ka kërkuar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Puna nuk ka mbaruar. Pres që të dy liderët të tregojnë konstruktivitet për të zgjidhur çështjen e targave. E kam thënë shumë herë, në kohën e luftës së Ukrainës, me sfidat me të cilat po përballemi,, ne në Europë nuk kemi më nevojë për probleme, nuk kemi nevojë për tensione, na duhen zgjidhje për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në ‘Twitter’.

Pritshmëri të njëjta ka pasur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, ka deklaruar ajo në ‘Twitter’.

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumenteve të përkohshëm për hyrje-dalje. Serbia ka larguar ato, ndërsa Kosova nuk do t’i fuqizojë nga një shtatori. Rrjedhimisht, të dy shtetet do të njohin dokumentet e identifikimit të shtetasve të njëra-tjetrës.

Falënderime të posaçme për këtë marrëveshje ka pasur për diplomacinë amerikane, rrjedhimisht emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit është treguar i rreptë në Beograd, ku ka kërkuar që të eliminohet narrativa “Kosova është Serbi” dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura nga dialogu mes dy palëve. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit